Ajo deklaron se është përdhunuar nga një person me emrin A. S, banor i fshatit Dobërve, Fushë Kosovë, ndërsa për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nuk kishte pasur guximin ta denonconte më herët.
Sipas rrëfimit të saj, S. e ka përdhunuar disa vite më parë dhe më pas e ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur, duke i mohuar mundësinë të kërkonte drejtësi.
Vajza pohon se sa herë e takon në rrugë, ai vazhdon ta ngacmojë seksualisht dhe ta fyejë, duke e traumatizuar edhe më tej, raporton JOQ Albania.
”Tashmë e kam lajmëruar në polici për përdhunim dhe ngacmime seksuale. Më dhemb ende fakti që shoh këtë “kafshë” të lirë.” ka thënë ajo.
Postimi i plotë: