Funerali i Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva, u mbajt në Gondomar dhe u shoqërua nga një pjesëmarrje masive e figurave të njohura nga bota e futbollit portugez dhe ndërkombëtar. Ishte një ceremoni e mbushur me lot, dhimbje dhe heshtje, ku shpirti sportiv u shfaq në formën më të ndjeshme të tij.
Mes qindra personaliteteve që morën pjesë, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Ylli i Al Nassr ka zgjedhur të mos ndërpresë pushimet luksoze me familjen, edhe pas lajmit tragjik që tronditi vendin dhe botën e sportit.
Në rrjetet sociale, shumë fansa janë ndjerë të zhgënjyer, madje të revoltuar ndaj vendimit të Ronaldos për të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore të një bashkëlojtarit të kombëtares.
Ndërkohë, lojtarë të tjerë si Bernardo Silva dhe Diogo Dalot, të cilët gjithashtu luajnë në Premier League dhe me kombëtaren portugeze, u panë mes të pranishmëve duke derdhur lot, përkrah familjarëve të të ndjerëve.
Ky gjest i munguar nga Ronaldo ka shkaktuar debat dhe kritika të shumta:
🗣️ “Me gjithë respektin, por ky ishte momenti për të treguar njerëzillëk!”
🗣️ “Pushimet mund të presin. Lamtumira për mikun jo!”