Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën e tifozave që ishin mbledhur dhe po bënin fotografi.
kideia_zota5_maketa
Në një atmosferë të rënduar nga dhimbja dhe me lot në sy, ceremonia mortore u zhvillua të shtunën në mëngjes, në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar të Portugalisë.
Familjarë, miq, figura të njohura të futbollit portugez dhe përfaqësues të skuadrës së Liverpool-it ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit futbollistit dhe vëllait të tij, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Spanjë.
Diogo Jota, i cili vetëm pak ditë më parë ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, la pas tre fëmijë të vegjël.
30505316
Që në orët e para të mëngjesit, turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Capela da Ressurreição dhe në kishën Igreja Matriz, duke mbajtur lule në duar. Ndër ta, shokë nga hapat e parë të karrierës së tyre, ish-trajnerë, tifozë të thjeshtë, por edhe personalitete të futbollit ndërkombëtar.