Një çift i ri jeton dhe vepron në Londër të Britanisë së Madhe, por ka vendosur që një nga ditët më të rëndësishme të jetës – dasmën – ta festojë në Kosovë.
Nusja vjen nga Afganistani, ndërsa dhëndri nga Palestina. Megjithëse rrënjët i kanë larg nga vendi ynë, ata vendosën që t’i japin fund beqarisë pikërisht në zemër të Ballkanit, në Kosovë.
“Kosova na bëri të ndihemi si në shtëpi. Mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe gjithë përvoja ka qenë përtej pritshmërive tona,” u shpreh dhëndri për Prive. Edhe nusja ndau të njëjtin entuziazëm, duke vlerësuar kulturën dhe ngrohtësinë që ndjen në çdo cep të vendit.