“Mos e lini rehat!” – Rasti tronditës në Fier, Stresi mesazh miqve të tij në burg

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar publikisht pas lajmit tronditës ku një 36-vjeçar dyshohet për dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Përmes një postimi në Instagram Story, ai shprehu zemërimin dhe zhgënjimin e thellë me ngjarjen.

“S’do të ndahem unë ty… këta njerëz s’kanë as zemër, as shpirt, asgjë… Shteti ishalla i jep dënim maksimal, dmth të përjetshëm…”, shkroi ai.

Stresi shtoi se, sipas informacioneve të publikuara, autori i dyshuar ka pranuar pjesërisht veprën në deklaratën e dhënë në gjykatë – një fakt që, sipas reperit, është i patolerueshëm.

Artisti u bëri thirrje institucioneve që drejtësia të veprojë me forcën më të madhe të ligjit, ndërsa e mbylli reagimin e tij me fjalët:

“Nuk mund të heshtim përballë kësaj. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe duhet të mbrohen me çdo kusht.”

Leave a Comment