Presidenti i Al-Hilal, Fahad bin Nafel, nuk mundi ta fshihte gëzimin dhe u filmua duke qarë në tribuna pas fitores 4-3 të ekipit të tij kundër Manchester Cityt në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës për Klube.
Ishte fitorja më e madhe për një klub saudit në histori, duke pasur parasysh se City ishte favoriti absolut, dhe në vend të kësaj ne pamë një sensacion.
City e hapi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e nëntë me anë të Bernardo Silvës. Në vazhdimin e pjesës së parë, skuadra angleze dominoi plotësisht, por nuk mundi të shënonte golin e dytë.
Penalizimi për humbjet e topit erdhi në fillim të pjesës së dytë, pasi Al-Hilal e përmbysi rezultatin me golat e Marcos Leonard dhe Malcolm.
Tre minuta më vonë, Erling Haaland barazoi rezultatin në 2-2, dhe me këtë rezultat, pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi.
Pasuan vazhdimet, në të cilën pamë tre gola. Së pari, Kalidou Koulibaly e riktheu Al-Hilal në epërsi 3-2, dhe Phil Foden u kundërpërgjigj në anën tjetër për 3-3.
Rezultati përfundimtar 4-3 u vulos nga Marcos Leonardo në minutën e 112-të të ndeshjes duke i dhënë një fitore të jashtëzakonshme Al-Hilalit.
Presidenti i Al Hilal u filmua duke qarë gjatë momentit kur klubi i tij fitoi kundër “qytetarëve”.
🇸🇦 Fahad bin Nafel, presidente del Al-Hilal, rompe en llanto después un triunfo realmente histórico del gigante saudí. No es para menos. pic.twitter.com/OzXp16DX5q
— Nahuel Lanzón (@nahuelzn) July 1, 2025