Tronditëse në Fier: 36-vjeçari bie në pranga, akuzohet për abuzim se*sual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar nga fshati Sheqishtë, Patos, është arrestuar nga policia nën dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Fierit kanë vënë në pranga shtetasin Z. M., ndërsa ndaj tij janë ngritur akuza të rënda për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

E mitura është aktualisht nën mbrojtjen e institucioneve përkatëse dhe po merr ndihmë mjekësore dhe psikologjike. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së privatësisë së viktimës dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të dhunës apo abuzimit ndaj të miturve.

Leave a Comment