Egli Tako dhe Gjesti duket se po e shijojnë romancën e tyre larg medias rozë.
Dy artistët, të njohur për talentin e tyre dhe angazhimin në muzikë, kanë pasur një vit të ngarkuar me projekte të reja.
Megjithatë, duket se romanca e tyre ka tërhequr një vëmendje të veçantë nga ndjekësit. Pas përfundimit të reality show-t “Big Brother – Vip Albania”, ku ata krijuan lidhjen e tyre, fansat e tyre janë të etur për të parë më shumë nga ky çift i njohur.
Një nga ndjekësit e Eglit ka pyetur atë në rrjetet sociale, se kur do të realizojnë një bashkëpunim me Gjestin.
Kjo pyetje ka krijuar një valë spekulacionesh dhe pritjesh mes fansave të dy artistëve.