Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Patosit dhe opinionin publik në vend, pasi një 36-vjeçar është arrestuar nga policia me dyshimin për abuzim të rëndë ndaj vajzës së tij të mitur.
Sipas burimeve zyrtare, denoncimi në polici është bërë pas sinjalizimeve nga komuniteti. E mitura, e shoqëruar në komisariat, ka deklaruar në prani të psikologes raste të përsëritura të abuzimit nga ana e të atit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur jo vetëm kohët e fundit, por të jetë një histori e dhimbshme që daton që nga mosha e hershme e vajzës, përfshirë edhe periudhën kur familja ka jetuar jashtë vendit.
E mitura ka deklaruar se abuzimi nuk ishte i rastësishëm, por i përsëritur që në moshën 5-vjeçare, përfshirë edhe periudhën kur familja jetonte në Gjermani. Ndërkohë, babai – i identifikuar si Zamir Meta – ka pranuar veprën para hetuesve, por është shprehur se ka ndodhur “vetëm një herë”.
Aktualisht, vajza ndodhet e sigurt dhe nën kujdes profesional në Qendrën Rehabilituese “Lilium” në Tiranë. Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë nisur procedurat për ndjekje penale të plotë.
Policia dhe prokuroria e Fierit po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht të gjitha rrethanat dhe për të garantuar ndëshkimin e autorit sipas ligjit.