Xhensila Myrtezaj, shkak i ndarjes së Ledrit nga Rina Zaiti? Pamjet që po ndezin rrjetin

Pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë të vogël, Poem Blu, duket se Ledri Vula ka kaluar një tjetër kapitull në jetën e tij personale. Lidhja e përfolur me sipërmarrësen Rina Zaiti, megjithëse nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka marrë fund.

Shenja më e qartë është se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale – një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të fansave dhe që ka ndezur zërat për përfundimin e marrëdhënies.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje së fundmi janë pamjet e reja të publikuara nga burime pranë “Lokimagazine”, ku Ledri Vula shfaqet në shoqërinë e këngëtares Xhensila Myrtezaj gjatë pushimeve në Ibiza.

Në një prej fotove, Ledri shihet duke e përqafuar Xhensilën me afeksion, ndërsa ndodhen në një grup të vogël miqsh, përfshirë edhe vajzën e këngëtares, Ajka. Ky moment intim ka nxitur spekulime për një romancë të re, e cila duket të ketë nisur në heshtje.

As Ledri dhe as Xhensila nuk kanë bërë një deklaratë publike për marrëdhënien e tyre, por afrimiteti mes tyre dhe mungesa e kontaktit me Rinën janë parë nga publiku si sinjale të qarta se në jetën e reperit ka nisur një tjetër histori dashurie.

Leave a Comment