Ushtarët rusë me motoçikleta ia mësynë pozicioneve të ukrainasve, trupat e Zelenskyt organizuan pritë për ta

Ushtarët nga njësia e forcave speciale Shamanbat e drejtorisë kryesore të inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, zunë pritë dhe eliminuan një grup pushtuesish rusë që po shkonin për një sulm me motoçikleta dhe kapën disa prej tyre.

Sipas Ukrinform, kjo u raportua nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës, e cila publikoi një video në Telegram, transmeton Telegrafi.

“Pamjet ekskluzive nga vija e frontit – ushtarët nga njësia e forcave speciale Shamanbat, zunë pritë pushtuesve rusë që po hipnin në motoçikleta për të nisur një sulm”, u tha nga ukrainasit.

Forcat speciale të inteligjencës ushtarake ukrainase eliminuan “motoristët”. Disa nga rusët që ranë nga motoçikletat e tyre gjatë rrugës u zunë robër.

Motoçikletat nuk u dëmtuan në betejë dhe mbetën funksionale. Videoja përfundon me një lëvizje spektakolare nga një ushtar i DIU në një motoçikletë të kapur.

Leave a Comment