Pas një mungese prej dy vjetësh për shkak të pezullimit nga përdorimi i një substance të ndaluar, Pol Pogba është rikthyer zyrtarisht në futboll, duke firmosur kontratën e tij të re me Monacon, shkruan Gazeta Sinjali.
Mesfushori francez, i cili u përjashtua nga fusha që nga shtatori i vitit 2023, nuk ka mundur të fshehë emocionet gjatë firmosjes së kontratës dyvjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2027.
Pogba pritet të rilindë në Ligue 1 dhe të kthehet në qendër të skenës së futbollit pas një periudhe të vështirë në karrierën e tij.