Kylie Jenner u kap duke shijuar mëngjesin e saj në Venedik, vetëm një ditë pas dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në ishullin San Giorgio Maggiore, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo u fotografua me bikini të zeza në një varkë përgjatë kanaleve të qytetit dhe ndau një selfie me përshkrimin “ditë në pishinë”.
Kylie ishte një prej të ftuarve VIP në dasmën treditore, ku veshja e saj me një fustan që në dritë të caktuar dukej i bardhë, nxiti reagime në rrjetet sociale për shkelje të kodit të veshjes në dasma, sipas raportimeve të DailyMail.