Ky është i dyshuari që u prangos për sulm në veri – përfundon me ndalim 48 orësh

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë vonë në sheshin e Podujevës, në një konflikt midis dy grupeve, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali i dyshuar për këtë rast është: Arif Potera, 21-vjeçar.

E gjithë ngjarja ka ndodh mbrëmë pas orës 22:00, në sheshin e qytetit të Podujeves, ku edhe i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia.

Kjo e fundi ka folur për përleshjen dhe ka treguar dyshimet e para për të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ishte pjesëmarrës në një përleshje fizike në mes dy grupeve ku ishte përdorur arma e zjarrit dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë”.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në konflikt janë përfshirë edhe dy persona tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Rasti po vazhdon të hetohet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Comment