Në dasmën e bujshme të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, Kim Kardashian nuk kaloi pa u vënë re, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa ceremonia zhvillohej në një ambient historik dhe elegant, Kim publikoi në rrjetet sociale disa foto me bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”.
Fotot shkaktuan reagime të shumta në rrjet, me ndjekës që e akuzuan për vetëpromovim në një event që konsiderohej privat dhe i rafinuar.
“Reklamë në çdo rast. Kjo s’është mënyra për të nderuar një dasmë të tillë,” shkruanin disa prej komentuesve.