Autoservisi në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë u bë “shkrumb e hi”, pamje nga vendi i ngjarjes

Autoservisi “Maxhuni” në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është përfshirë nga zjarri ditën e diel.

Mediumi lokal ‘Veriu.info’ ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së autoservisit, shkruan Insajderi.

Thuajse të gjitha veturat e parkuara në hapësirën e autoservisit janë përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje janë parë zjarrfikësit. /Insajderi.org/

Leave a Comment