TMERR në aeroport: Turisti e përplas me kokë në dysheme – Fëmija 2 vjec në gjëndje të rëndë!

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë, ku një fëmijë 18 muajsh është përfunduar në koma pasi u godit brutalisht nga një turist në zonën e pritjes. Vogëlushi kishte mbërritur në Rusi së bashku me nënën e tij shtatzënë, të cilat po largoheshin nga konflikti në Iran përmes Afganistanit.

Agresori është identifikuar si Vladimir Vitkov, 31 vjeç, shtetas i Bjellorusisë. Ai u kap nga kamerat e sigurisë në momentin kur ndodhi sulmi. Pamjet e siguruara nga CCTV tregojnë Vitkovin duke vështruar përreth, e më pas papritur kap fëmijën – i cili ndodhej pranë një valixheje – dhe e përplas me kokë në dyshemenë e fortë të aeroportit.

Pas incidentit, vogëlushi u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, me frakturë në kafkë dhe dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. Nëna e tij ndodhej vetëm pak metra larg në momentin e sulmit, duke marrë karrocën e fëmijës, kur ndodhi skena e pabesueshme.

Dëshmitarët ndërhynë menjëherë, ndaluan agresorin dhe njoftuan autoritetet. Vitkov është arrestuar në vendngjarje dhe po përballet me akuza të rënda për dhunë ndaj të miturve.

Rasti ka tronditur opinionin publik në Rusi dhe më gjerë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjendja e fëmijës vijon të jetë kritike, ndërsa mjekët po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e tij.

KLIKO KETU PER VIDEO

Leave a Comment