“A ta ka hapur më njeri derën”, Fansat i kujtojnë Jozit shpullën ndaj Gjestit – përgjigjet këngëtari

Joz Marku ka komunikuar së fundmi me ndjekësit e tij përmes një sesioni pyetje-përgjigje në InstaStory.

Njëri prej fansave i rikujtoi një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania.

Një ndjekës me nota humori e pyeti: “A ta ka hapur më njeri derën?”, një referencë e qartë ndaj incidentit famëkeq në shtëpinë e BBVA, kur Gejsti i hapi derën Jozit pas eliminimit, moment që përfundoi me një shuplakë të fortë që bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua gjatë në medie.

Leave a Comment