Egli Tako rikthehet me duet – zbulon emrin e artistit dhe sjellë pamje nga klipi

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, është gati të publikojë këngën e saj më të re.

Kësaj here, Egli vjen në një bashkëpunim me këngëtarin Sergio, në një duet që titullohet “Baby” dhe që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Egli përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit pamje ekskluzive nga videoklipi dhe një pjesë të këngës.

Pamjet sugjerojnë një klip me estetikë të veçantë, ku Egli shfaqet me një stil kauboji, në një koncept vizual ndryshe nga ajo që ka sjellë më parë.

Leave a Comment