Një trafikant droge në arrati, i kërkuar nga autoritetet në Ekuador dhe Shtetet e Bashkuara, është kapur sërish pas më shumë se një viti në arrati, njoftoi të mërkurën Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa.
Jose Adolfo Macias, i njohur ndryshe si “Fito”, i cili udhëhiqte bandën “Los Choneros” në Ekuador dhe është paditur në Nju Jork mbi akuzat për import të mijëra kilogramëve kokainë në Shtetet e Bashkuara, u kap në qytetin ekuadoras të Mantës, qytetin e tij të lindjes, thanë zyrtarët në Ekuador.
Interpoli kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Macias pas arratisjes së tij misterioze nga burgu në fillim të vitit 2024.
Ai ndodhej në burgun Rajonal të Guayaquil, një qyteti të famshëm për prezencën e bandave të drogës.
Macias po vuante një dënim me 34 vjet burgim për trafik droge.
PRIMERAS IMÁGENES DE LA CAPTURA DE ALIAS “FITO”
El Ejército de Ecuador difundió las primeras imágenes del momento en el que José Adolfo Macías Villamar, líder de Los Choneros, es capturado en un búnker de una casa ubicada en Manta. pic.twitter.com/a6rlqDeI1q
— Periodismo Público Ecuador (@PeriodismoP_Ec) June 25, 2025