Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë “në zjarr” nga dyshimet për një afrim mes Anisës dhe Edit. Komentet e tyre të ndërsjella në Instagram kanë ngjallur shumë kureshtje, por duket se story-t e fundit i kanë hedhur benzinë zjarrit të thashethemeve.
Të dy kanë ndarë postime nga vendi i njëjtë, një arenë paintball-i në pyll gjatë natës, dhe ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re detajet.
Anisa ka postuar një foto ku duket me veshje ushtarake dhe ka shkruar: “E vogël po me sherr ”, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Edi ka shpërndarë një video nga i njëjti vend duke shkruar: “I madh po sherrin e vogël.”