Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë – partneri ndan foton më epike për lajmin e bukur! (FOTO)

Artistja e njohur Dafina Zeqiri ka përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj: ajo është bërë nënë për herë të parë! Lajmi është konfirmuar nga partneri i saj, Kreshnik Gjergji, i cili ka zgjedhur ta ndajë emocionin me ndjekësit përmes një fotoje funny dhe të pazakontë në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, Kreshniku ka ironizuar situatën me humorin që e karakterizon, duke e kthyer lajmin e ardhjes në jetë të djalit të tyre në një moment të ëmbël, por njëkohësisht edhe argëtues për fansat.

Pak më herët gjatë ditës, vetë Dafina kishte paralajmëruar se momenti i shumëpritur ishte pranë, duke thënë se “janë vetëm edhe pak momente larg takimit me vogëlushin e tyre”. Fansat e saj janë shprehur të emocionuar, duke i uruar çiftit jetë të gjatë e të lumtur me foshnjën e sapolindur.

Kjo është një periudhë e re dhe emocionuese për Dafinën, e cila ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën personale, por këtë herë dashurinë dhe lumturinë nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete.

Urimet për çiftin kanë vërshuar në rrjete sociale, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zbulohen më shumë detaje për emrin dhe pamjen e vogëlushit.


Leave a Comment