Benzema, Vinicius dhe Rafael Leao – influencuesja shqiptare publikon mesazhet private të yjeve të futbollit

Melissa M, influencuesja shqiptare 22-vjeçare e njohur në rrjet si ‘melimtx’, ka shkaktuar një valë reagimesh në botën e futbollit pasi publikoi mesazhe nga disa prej emrave më të njohur të këtij sporti.
Me mbi 6.5 milionë ndjekës në Instagram dhe TikTok, si dhe një profil aktiv në ‘OnlyFans’, Melissa është mësuar me vëmendjen – por zbulimet e fundit kanë vënë në siklet disa figura të mëdha të fushës së blertë.

Në rrjete sociale, Melissa zbuloi se ish-kapiteni i Real Madridit dhe fituesi i ‘Topit të Artë’, Karim Benzema (37 vjeçar) si dhe yjet Vinicius Junior (24 vjeç) dhe Rafael Leao (26 vjeç) e kanë kontaktuar në Instagram.

Ajo theksoi se të tre futbollistët i kishin shkruar në privat, ndërkohë që dy të parët ndajnë një të kaluar të përbashkët te Real Madridi – një klub që Melissa e ka shprehur hapur se e admiron.

Sipas saj, Benzema kishte qenë i thjeshtë në qasjen e tij, duke dërguar vetëm një përshëndetje të shkurtër “Hi”, pa ndonjë përpjekje tjetër për komunikim.

Nga ana tjetër, Vinicius Junior kishte shkuar më larg, duke e ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar – ftesë që Melissa pretendon se e ka refuzuar.

Ndër të tjera, ajo theksoi se kishte parashikuar që braziliani do të fitonte ‘Topin e Artë’, megjithëse çmimi përfundimisht i shkoi mesfushorit të Manchester City-t, Rodri, në një vendim që u shoqërua me polemika.

KLIKO KETU PER VIDEO

Leave a Comment