Aksidenti me fatalitet në Sllovi të Lipjanit, pamje nga vendi i ngjarjes

Lajmin për vdekjen e të ndjerit ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.

Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Insajderi ka arritur të sigurojë pamje edhe nga vendi i ngjarjes:

Leave a Comment